“Tahirin do e shpallin fajtor”, flet Zagani: Ramës i duhet për të...

“Tahirin do e shpallin fajtor”, flet Zagani: Ramës i duhet për të na çuar gjoja në Evropë

48
0
Shares

Ende nuk ka shkuar ora për të marrë vendimin e Gjykatës ndaj ish-ministrit Tahiri. Së fundmi, Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka folur në një lidhje telefonike për News24 për procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe vendimin final që pritet të japë Gjykata e Krimeve të Rënda, në orën 16:00.

Zagani ka deklaruar se problemi nuk është Saimir Tahiri si person, por si ish-ministër, si vartës i qeverisë mafioze dhe kriminale të Edi Ramës. Sipas tij, gjykata do ta shpallë sot të fajshëm Tahirin, duke i shkarkuar atij të gjitha gjynahet e qeverisë Rama.

Pyetjes nëse janë të bazuara akuzat ndaj Tahirit, ish-kreu u përgjigjet:

Unë jam provë e gjallë e kësaj akuze, edhe pse deri më sot askush nuk më ka marrë në pyetje. Akuza nuk bëhet fjalë, por si po formulohet e mbrohet kjo akuzë kjo është temë tjetër. Nuk po përdoren provat për ta zbërthyer si duhet. Nuk zbërthehet çështja ndaj Tahirit si person, por si ish-ministër, që do të thotë si vartës i Ramës. Këtij i duhet për të na çuar gjoja në Evropë, që harrojeni të na çojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY