‘Qyteti Studenti’ përfshihet nga flakët, digjet catia e vilës 3-katëshe

‘Qyteti Studenti’ përfshihet nga flakët, digjet catia e vilës 3-katëshe

65
0
Shares

Flakët përpinë një sipërfaqe në Qytetin Studenti në Tiranë mesditën e sotme.

Ende nuk janë të qarta shumë detaje, por nga pamjet duket që flakët kanë përfshirë disa shkurre si dhe një banesë 3 -katëshe.

Pronarët e shtëpisë në flakë jashtë kamerave thonë se çatia  e shtëpisë mori flakë nga ciflat e zjarrit që u përhapën për shkak të erës.

Në një moment situata u duk e vështirë por ndërhyrja e zjarrfikësve ndihmoi që të izoloheshin flakët. Në ndihmë të zjarrfikësve ishin edhe reshjet e shiut.

Dyshimet e para janë se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkurreve dhe flakët janë përhapur më pas me shpejtësi për shkak të erës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY