‘Nëse Tahiri dënohet, Rama të kërkojë falje’

‘Nëse Tahiri dënohet, Rama të kërkojë falje’

80
0
Shares

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati foli në “Neës 24” për gjyqin e ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin pritet që të jepet vendimi në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda.

Murati tha se ky është më së paku një gjyq historik, pasi po përballet me drejtësinë një ish-ministër rendi, gjë që do të thotë se drejtësia mund të veprojë edhe ndaj figurave të rëndësishme politike. Murati shtoi se beson se vendimi do të jetë profesional. Ai tha se nëse Tahiri dënohet, ama duhet të kërkojë falje, që akuzoi mediat se ata kanë ngritur akuzat ndaj ish-ministrit.

“Në njëfarë mënyrë pritja nuk është për disa orë, por disa vjeçare, pasi procedimi penal ka kohë që është regjistruar. Është një proces pa diskutim i rëndësishëm, edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë. Është një proces do ta quaja edhe historik, sepse për herë të parë një figurë e rëndësishme në PS, akuzohet për grup të strukturuar kriminal. Kjo edhe sepse Tahiri në PS ka qenë personazh me rëndësi dhe ish-ministri i Brendshëm.

Nuk është se po akuzohet ministri i Bujqësisë apo tjetër ministër, por ai që ka qenë ministër për të ruajtur rendin. Unë di se Rama ka ka thënë se media ka ngritur akuzat ndaj Tahirit. Kjo batutë e kryeministrit Rama merr vlerë sot, e të shohim nëse gjykata merr vendim pro Tahirit apo kundër tij. Nëse gjykata e dënon, Rama duhet të kërkojë falje”, tha Murati.

Erl Murati vlerësoi më tej se beson se Prokuroria ka bërë një hetim serioz, ndërsa tha se dëshiron që në këtë proces të ketë drejtësi e jo Tahiri thjesht të bëhet kokë turku për integrimin.

“Do rezervohesha t’i japë notë Prokurorisë. Por unë besoj se Prokuroria ka bërë një punë serioze hetimore, nga ekspertë jo vetëm shqiptarë, por edhe ndërkombëtarë. Nga çfarë është bërë publike, duket dënim pak i lartë. Shpërdorimi i detyrës mund të mbrohet nga Prokuroria”, u shpreh Murati.

Në grupin kriminal të zbuluar dhe që drejtohet nga Tahiri, janë edhe zyrtarë të lartë policor. Nëse bëhet fjalë për akuzën kryesore, atë të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe grup të strukturuar kriminal ngjajnë paksa të sforcuara. Vendimi i gjykatës besoj do jetë i drejtë. Nuk besoj të ndryshojë situata pas vendimit. Dosja është e rëndë. Shpallja fajtor e Tahirit ndo i jepte pikë opozitës. Ndaj këtij gjyqi, ndërkombëtarët po e shikojnë dhe kanë folur, sepse po akuzohet ish-numri një i Ministrisë së Brendshme. S’dua të besoj se Tahiri do ishte kurban për integrimin.’-tha Murati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY