“Kushtet kërkojnë kokën e Ramës në tepsi”, Berisha: Gjermania vendosi të veçojë...

“Kushtet kërkojnë kokën e Ramës në tepsi”, Berisha: Gjermania vendosi të veçojë Shqipërinë

72
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka cituar DW, e cila raportonte për vendimin e Gjermanisë lidhur me kushtet që iu vunë Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Berisha e ka komentuar këtë vendim, duke shtuar se kjo e veçon Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sikurse hedh poshtë dhe rekomandimin pozitiv që u dha nga raporti i komisionit europian.

Berisha vijon më tej duke i rishkruar dhe njëherë të gjitha kushtet e vendosura dhe duke bërë fajtor Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinè.

REAGIMI I BERISHES

Bundestagu gjerman vendos:

-Po hapjes se negociatave me Maqedonin e Veriut
-Jo hapjes se negociatave me Shqiperine pa plotesuar 9 kushte,
njoftoi dje radio publike e Gjermanise, DW!

Te dashur miq, sot Radio Publike e Gjermanise duke iu referuar burimeve zyrtare nga Bundestagu ka vendosur te ti thote:
– Po, pra te votoje per hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut ne janarin e ardhshem dhe
-ti thote Jo hapjes e negociatave me Shqiperine pa u plotesuar nje liste kushtesh nga vendi yne.

Me kete vendim per Shqiperine Bundestagu:
a- hedh poshte rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine si nje rekomandim qe nuk shpreh realitetin e Shqiperise dhe
-ne kundershtim me kete rekomandim te Komisionit Europian parlamenti gjerman cakton 9 kushte nga 7 qe kishte caktuar vjet qe Shqiperia duhet te plotesoje per çeljen e negociatave.

Ky qendrim i Bundestagut veçon nga Maqedonia si delen e zeze Shqiperine.

Kjo Jo e perseritur e Bundestagut apo quajeni po te doni Po me kushte, nuk ka asnje shkak te brendshem gjerman ndaj dhe i thane Po hapjes se negociatave me Maqedonine e Veriut.

Kjo Jo e perseritur e Bundestagut ka vetem nje shkak te vetem:
-mosplotesimin nga Edvin Mafia dhe narkoshteti shqiptar te asnjerit prej 7 kushteve te caktuara nga Bundestagu nje vit me pare dhe jo vetem kaq, por perkeqesimi i metejshem i gjendjes detyroi Bubdestagun te shtoje edhe dy kushte te reja.

Si perfundim, per ne shqiptaret vendimi i shumpritur qe do merrej ne Bruksel me dt 15 tetor per çeljen e negociatve u mor dje ne Berlin.

Ketu me poshte keni listen e kushteve te publikuar nga DW qe duhet te plotesoje Shqiperia para hapjes se negociatave me BE.

funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese
– miratimi i reformës zgjedhore;
– implementimi i reformës zgjedhore;
– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;
– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;
– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,
– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve ‘peshq të mëdhenj’;
– përparime në reformën e administratës publike;
– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Miq, ne deklaraten e nje viti me pare Bundestagu kishte kerkuar plotesimin nga Shqiperia te te gjitha ketyre kushteve perveç zgjedhjeve vendore te 30 qershorit qe kerkon perseri kete vit. Kjo do te thote se Shqiperia nuk ka plotesuar asnjerin nga kushtet e kerkuara nje vit me pare per hapjen e negociatave dhe perveç kushteve te nje viti me pare jane shtuar zgjedhjet e 30 qershorit!

Mos plotesimi i asnjerit prej kushteve te vendosura nje vit me pare nga Shqiperia per te hapur negociatat me BE se Edvin Mafia ka frike te tmerrshme nga plotesini i tyre pasi e di dhe lexon neper rrjeshta se ato kushtet kerkojne koken e tij ne tepsi. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY