Humb jetën tragjikisht në aksident i mituri, dietologia Blerina zbulon detaje: Nuk...

Humb jetën tragjikisht në aksident i mituri, dietologia Blerina zbulon detaje: Nuk ka qenë më shumë se 13-vjeç

74
0
Shares

Një aksident tragjik ndodhi paraditen e djeshme në zonën e Domjes në Tiranë, ku umbi jetën tragjikisht një fëmijë. Sipas njoftimit të disa orëve më vonë të policisë, thuhej se ishte arrestuar drejtuesi i mjetit Benz, që kishte shkaktuar përplasjen.

Pavarësisht se në njoftimin e policisë thuhej se viktima ishte 16-vjeç, dietologia Blerina Bombaj ka zbuluar detaje të tjera, për shkak se ajo e njihte familjen e djaloshit të aksidentuar. Ajo tregon se i mituri nuk ka qenë më shumë se 13-vjeç.

Bombaj shkruan më tej se familja e dinte djalin në shkollë, dhe e ka mësuar ngjarjen tragjike disa orë pasi ajo kishte ndodhur. Në statusin e saj, Bombaj bën apel për të gjithë prindërit që të mos u japin biçikleta fëmijëve, sa kohë që në vendin tonë ka ende shumë shoferë të papërgjegjëshëm.

“Djali ka nderruar jete ne moment, dje rreth ores 10.30. Eshte derguar ne spital nga kalimtare, pasi makina eshte larguar, dhe prinderit e kane marre vesh ne mbasdite vone, duke menduar se femija ishte ne shkolle. Jam thellesisht e trishtuar, nuk gjej fjale ngushellimi! Por dua tju bej thirrje prinderve, mos ju jepni bicikleta femijeve ne kete vend te papergjegjshmish!”, shkruan dietologia.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY