DETAJE/Policia greke gjen trupin e një shqiptari të karbonizuar brenda makinës

DETAJE/Policia greke gjen trupin e një shqiptari të karbonizuar brenda makinës

48
0
Shares

Një 56-vjeçar shqiptar u gjet  karbonizuar brenda një makine të djegur në ishullin Rodos të Greqisë.Për shkak të djegies, 56-vjeçari nuk mund të identifikohej, por pas verifikimeve të bëra ndaj targës së makinave, u zbulua se i përkiste shqiptarit.

Burimet informojnë se viktima është i martuar dhe është babai i një vajze. Shqiptari, identiteti i të  cilit nuk është bërë publik, është gjetur në sediljen e shoferit brenda makinës së tij tip Hyundai të shkrumbuar nga flakët.

Nga hetimet e policisë greke ka rezultuar se 56-vjeçari kishte probleme financiare dhe ka të ngjarë që ai të ketë kryer një akt vetëvrasje.

Ndërkohë, autoritetet shprehen se ekziston një video ku shihet se flakët e makinës kanë nisur nga jashtë saj duke përfshirë më pas të gjithë automjetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY