“As më shkon ndërmend të dënohem”, Gjykata vendos sot për fatin e...

“As më shkon ndërmend të dënohem”, Gjykata vendos sot për fatin e Tahirit

40
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet që të japë sot vendimin për Saimir Tahirin, për të cilin Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg, e cila konvertohet në 8 vite për shkak se i pandehuri ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Në përfundimin e seancës së kaluar Tahiri u shpreh se dënimi as që i shkonte ndërmend, dhe të gjithë procesin gjyqësor ndaj tij e konsideronte të sajuar dhe me prapavijë të fortë politike.

Madje Tahiri shkoi deri aty sa tha se bashkë me të duhet të hetohej dhe Partia Socialiste, meqënse pretendohet se me paratë e grupit Habilaj janë blerë zgjedhjet.

Kujtojmë se tre gjyqtarët që do të vendosin për Tahirin janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Në seancën e kaluar, e cila zgjati për disa orë me radhë, ish-ministri zgjodhi që ta bënte vetë mbrojtjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY