“613 kg kokainë në banane”, Arbër Çekaj ekstradohet sot nga Gjermania

“613 kg kokainë në banane”, Arbër Çekaj ekstradohet sot nga Gjermania

41
0
Shares

Sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj .Arber Çekaj është personi i dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit. Ai akuzohet si i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokaine, që u gjetën në një trajler në magazinat e ‘Arbri Garden’ në Maminas.

Lajmi u njoftua nga Zv/drejtoresha e Pergjithshme Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat, ku njoftoi operacionet e policisë në goditjen e krimit të organizuar.

Çekaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar që prej datës 1 mars të vitit 2018. Çekaj u arrestua në një banesë në një provincë në Dyseldorfit, e zbulimi i vendndodhjes së tij u arrit gjatë shkëmbimit të informacionit mes oficerëve të Interpolit shqiptar dhe gjerman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY