DETAJE/Mëngjesi nis i ftohtë, gjithçka ndryshon gjatë ditës

DETAJE/Mëngjesi nis i ftohtë, gjithçka ndryshon gjatë ditës

38
0
Shares

Dalëngadalë moti do të ndryshojë dhe do t’i lejë vendin temperaturave të ulëta. Por ende mbetemi në kushtet e një moti të mirë.

Mëngjeset mbeten të freskëta me vlera të temperaturave minimale nga 11 deri në 18ºC, ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat nga 31 deri në 34ºC.

Edhe për nesër vendi do të ndikohet nga temperatura relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti në pjesën më të madhe të territorit do të jetë i kthjellët. Në orët e mesditës do të ketë prezencë të vranësirave kalimtare më të theksuara në relievet malore dhe zonën e veriut. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale në relievet e larta malore.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit do të variojnë nga 11 deri në 18ºC ndërsa ato të mesditës një rënie të lehtë duke prekur shifrat nga 28 deri në 32ºC.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY