Vrasja e Santiago Malkos, ja roli i të arrestuarit në ekzekutimin e...

Vrasja e Santiago Malkos, ja roli i të arrestuarit në ekzekutimin e ish-policit

57
0
Shares

Zbulohen detaje të reja lidhur me 39 vjeçarin e ndaluar për vrasjen e Santiago Malkos.

Blendi Teta dyshohet të jetë personi që ka informuar autorët e vrasjes së Santiago Malkos, për lëvizjet e këtij të fundit pak minuta para se të ndodhte vrasja. Pas ndalimit nga policia, 39 vjeçarit i janë sekuestruar dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.

Efektivë të sektorit kundër krimeve kanë tentuar të marrin edhe një herë në pyetje 39 vjeçarin Blendi Teta, tashmë i ndaluar si i dyshuar ne vrasjen e Santjago Malkos.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Teta është vërejtur të kalojë pranë vendit të ngjarjes, duke ngritur dyshimet se mund të jetë pjesë e atentatit ndaj Malkos. Por në dëshminë e parë dhënë para grupit hetimor, 39 vjeçari ka mohuar të jetë ndodhur aty pranë.

I venë përballë provave të policisë, me tej Teta është detyruar të tregojë se ka qenë vetëm një kalimtar i rastit dhe jo të ketë lidhje me ngjarjen.

Por pavarësisht dëshmisë së tij, policia dyshon se mund të ketë lidhje me autorët e vrasjes së Santjago Malkos. Përveç akuzës veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia e akuzon atë edhe për dëshmi të rremë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY