FOTO/Dy ditë para koncertit të madh, Capital T merr çmimin e rëndësishëm

Ndaje

I kthyer në një prej këngëtarëve më të dëgjuar në Shqipëri, Capital  T do të rikthehet në Tiranë me një mega concert në sheshin Skënderbej.  “Time Capsule” është mega koncerti që sjell Capital T në sheshin Skënderbej në datën 19 shtator.

Angazhimet e tij kanë nisur që ditë para, pasi kengetari ka disa detyra për të kryer. Mbrëmjen e djeshme ai organizoi një festë private në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin: kolegë, personazhë të njohur të ekranit, dhe gazetarë. Festa ishte për t’i paraprirë koncertit të ditës së enjte.

Ndërkohë, ditën e sotme, këngëtari ka qenë prezent në qytetin e Krujës, ku i është akorduar edhe një çmim i rëndësishëm.

Burime pranë Blitz.al pohojnë që Capital T është nderuar me çmimin e Mirënjohjes nga Bashkia Krujë për promovimin që i ka bërë qytetit historik.

Kujtojmë që klipi i këngës “Hatixhe” është xhiruar i gjithi në Krujë:  në Kala, Muze dhe te Pazari i Vjetër i Krujës.#

Loading...

Leni një përgjigje