Po kalonin 3 persona ilegalisht në doganë, arrestohen 2 të rinjtë në...

Po kalonin 3 persona ilegalisht në doganë, arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër

37
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, pasi po tentonin të kalonin emigrantë ilegalisht në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Sipas bluve, në pranga kanë rënë Paolo Gjokaj dhe Sabah Gruda. Këta të fundit janë arrestuar në momentin kur po kalonin tre persona ilegalisht në doganë.

Njoftimi i plotë: 

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Policia arreston në flagrancë dy shtetas të cilët po transportonin 3 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme/Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç/Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Shkodër- Malësi e Madhe, me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY