Dhunuan hallën e tyre për pronën, lihen ne burg dy vëllezërit

Dhunuan hallën e tyre për pronën, lihen ne burg dy vëllezërit

53
0
Shares

Janë lënë në burg dy vëllezërit nga Fieri, të cilët dhunuan dhe lidhën me zinxhir hallën e tyre, pas një konflikti për pronën.

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka lënë në “arrest me burg” dy vëllezërit Mariglen dhe Artjus Muhaj, të cilët u arrestuan për dhunë fizike ndaj hallës së tyre Mirela Braka, 45 vjeçe.

Kujtojmë se rreth një javë më parë dy vëllezërit torturuan hallën e tyre, Mirela Braka, për shkak të një prone të përbashkët. Babai i dy vëllezërve dhunues ndodhet në burg, pasi i ka marrë jetën të shoqes, mamasë së Mareglenit dhe Arteusit.

Prej momentit kur e ëma është ndarë nga jeta, tre vite më parë, për dy djemtë është kujdesur halla e tyre, të cilën e dhunuan. Ndërkohë mësohet se dhunuesit kanë edhe një vëlla tjetër, i cili është i alkoolizuar dhe jetojnë në një pallat në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Mësohet se e dhunuara ka dy vajza dhe ngjarja ka nisur në katin e parë të pallatit ku jetonin dy autorët ndërsa flitet se është lidhur me zinxhir.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY