Zjarri i madh në pallat, flet heroi që shpëtoi 4 fëmijët: Nuk...

Zjarri i madh në pallat, flet heroi që shpëtoi 4 fëmijët: Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë….

59
0
Shares

Për pak sa nuk ndodhi një tragjedi, por fatmirësisht, ndërhyrja e një prej banorëve te zonës e shmangu një gjë të tillë.

Bëhet fjalë për zjarrin që përfshiu katin e tretë të një pallati në Fushë Krujë dhe që rrezikoi sëriozisht jetën e 4 fëmijëve të cilët u asfiksuan.

Ka qëne një banor ai që ka nxjerrë jashtë godinës së amortizuar katër fëmijë. Ai ka treguar se si hyri në godinën në flakë.

Rreth orës 7:00 shikoja njerëzit që po shikonin lart në katin e tretë dhe u bëra kurioz. Kur dal jashtë dhe shikoj tym. Ngjitem në katin e tretë dhe shikoj 4 fëmijë shtrirë, ishin asfiksuar. Theva derën dhe i nxora. Të flas është diçka e kotë sepse mua më janë dëmtuar tre hyrje. Realitetin se sa shpejt kanë ardhur dhe sa shpejt po e fikin, urdhëro ja ku e ke vetë realitetin. Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë me shkelma”, tha banori për BW.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY