Presidenti Trump konfirmon vrasjen e birit të Bin Laden

Presidenti Trump konfirmon vrasjen e birit të Bin Laden

81
0
Shares

Shtëpia e Bardhë konfirmoi sot se Hamza bin Laden, djali i udhëheqësit të ndjerë të al-Kaidës, është vrarë në një operacion amerikan kundër terrorizmit në rajonin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Presidenti Trump konfirmoi sot vrasjen e Hamza bin Ladenit por nuk dha hollësi të tjera, të tilla si, kur u vra ai apo si e konfirmuan Shtetet e Bashkuara vdekjen e tij. I biri i Bin Ladenit ishte bërë një figurë gjithnjë e më e shquar në organizatën terroriste.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se vdekja e Hamza bin Ladenit “jo vetëm që e privon al-Kaidën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon aktivitete të rëndësishme operative të grupit”.

Si udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden dhe të tjerë komplotuan sulmet e 11 shtatorit, 2001. Ai u vra nga forcat SEAL të marinës amerikane në një bastisje në një shtëpi në Abbottabad, të Pakistanit, në vitin 2011./VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY