Flakë dhe tym në Golem, banorët: Dëgjuam shpërthim të fortë…

Flakë dhe tym në Golem, banorët: Dëgjuam shpërthim të fortë…

66
0
Shares

Edhe pse sezoni turistik mbaroi dhe i nxehti pervelues u largua, zjarret vazhdojne te jene prezente, dhe sigurisht i nxehti perjashtohet si arsye.

Raportohet se një zjarr i madh ka rënë në qendër të Golemit në Kavajë. Sipas banorëve të zonës fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe më pas kanë parë flakët që pushtuan vendin.

Burime nga reparti zjarrfikës i Durrësit bëjnë të ditur se sapo janë vënë në dije për zjarrin, po ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar atë.Nuk dihet nese zjarri ka lidhje me flaket që rrethuan  zonën e Qërretiti në Kavajë.

Me heret, u raportua se flakët kishin përfshirë ambjentet pranë shkollës 9-vjeçare, ndersa zjarri ishte ndezur nga nje banor i cili po digjte disa bimë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY