Ekskluzive: Lista e shqiptarëve të Diasporës që u ndalohej hyrja në Shqipëri

Ekskluzive: Lista e shqiptarëve të Diasporës që u ndalohej hyrja në Shqipëri

143
0
Shares
Nga Beqir SINA, New York

Ku ishin, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, që u ndalohej hyrja në R.P.S. të Shqipërisë ?Lista me emrat e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit komunist dhe u ndalohej hyrja në territorin e Shqipërisë….pjesa më e madhe e tyre nga Amerika.

“Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” është thellbi i këtij materiali thotë Kastriot Dervishi, ish- Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, pra personi përgjegjës për gjithë këtë material dhe që tre vjet më parë ja dha gazetës tonëTIRANE :

Në vitin 2015 me 84 vota pro, është miratuar një ligji për hapjen e dosjeve të sistemit komunist pas gati pesë orësh debate në seancën parlamentare. Sipas këtij ligji tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar, por nuk do të ketë lustracion sikundër ishte kërkuar nga deputetja Mesila Doda që në krye të herës.Në të njëjtën kohë mazhoranca e athershme rrëzoi nismën ligjore të propozuar nga shoqëria civile, me mbështetjen e dy deputetëve të opozitës, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Lidhur me ligjin për hapjen e dosjeve, ish deputetja Mesila Doda, kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeminsitrit Rama, e qeverisë së tij. Sipas saj ai ligj ishte i paplotë e nuk dënon ata që realisht kanë kryer krime në komunizëm.Por ku konsiston ligji i hapjes së dosjeve konkretisht, dhe -A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ? Kastriot Dervishi, i përgjigjej një interviste me gazetën tonë duke konkluduar se : “Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar”.Ndërkohë, Ligji i miratuar në seancën e Kuvendit, vitin 2015 do të konsistojë në aksesin e dokumenteve të ish­-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944, deri 31 mars 1990. Këto dosje dhe dokumente disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona fizikë dhe personat juridikë privatë.Ligji parashikon që ky Autoritet të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik.Kurse, duhet cekur se është miratuar edhe Komisioni me anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar.

Ku Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga deputetët, për anëtarët e Autoritetit për Informimin me dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit.Sipas burimeve nga Tirana, ky Autoritet përbëhet nga 5 persona të caktuar sipas ligjit: një e ka propozuar Shoqata e ish të përndjekurve politikë, një nga Shoqëria civile e të drejtave të njeriut, një qeveria dhe dy janë emëruar nga parlamenti.Komisionit të ligjeve iu paraqiten 11 kandidatura  për kosniderim dy prej te cilëve u skalifikuan nga komisioni.

Duke marrë shkas nga këto dy lajem që kan të bëjnë, me Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ri-sjellim tek lexuesi ynë një bisedë të zhvilluar  vite më parë – me zotin Kastriot Dervishi, i cili njëkohësisht ka mbajtur postin Drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Pra personin përgjegjës për gjithë këtë material dhe gazetari i njohur seksionit Dosier të gazetës 55, i cili ka treguar edhe për atë se si janë përpiluar listat e atyre që zoti Dervishi, thotë sipas dosierit, është klasifikuar si “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” dhe nuk u lejohej hyrja në ish RPSSH.Ky material që është botuar për herë të parë, prej rënies së diktaturës komuniste, shpërbërjen e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendeshme dhe nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, ka eksuzivitetin vetëm të këtij autori – pra të zotit Kastriot Dervishi.

Pra, askush nuk ka të drejt të përdori këtë material pa u konsultuar drejtpërsëdrejti me zotin Dervshi, për shfrytëzimin e çdo të dhënë që gjendet në material.-Zoti Dervishi dekadën e fundit Ju jeni shquar në shtypin shqiptar për një serë materiale të pasura dhe shumë interesante, të botuara edhe në disa libëra, por edhe në Dosierin e mbajtur nga ju në gazetën 55.

Do të ishte me interes mbasi ju keni kaluar shumë materiale të këtilla nëpër duar : Çfarë ju ka tërhequr më shumë në këto materiale dhe si do t’i klasifikonit ju ato?Kastriot Dervishi : Në mesin e shumë materialve, do të veçoja edhe këtë Materialin më i fundit i cili është publikuar në Dosier – gazeta 55 , “1990/ 380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – “Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” një Dosier dhe tani në gazetën tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.-A ka ndonjë dokumet ku tregohet se si sigurohej materiali i survejuar nga elemnetët e dërguar prej Sigurimit të Shtetit apo Misioni i tyre në New York ?Kastriot Dervishi : Për vitet e regjimit komunist informacioni sigurohej duke pasur si qendër mbledhje të dhënash misionin shqiptar në Nju – Jork. Këtu ishte rezidentura që varej nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit. Kjo e fundit ishte drejtori në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa organikisht varej nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Një kategori oficerësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme kamufloheshin me funksione diplomatike për të kryer misionin e tyre agjenturor. Oficeri i Sigurimit në Nju – Jork kishte ngritur rrjetin e tij sekret. Informacioni sigurohej nga “burimet e hapura” (revista, gazeta, që botoheshin në SHBA) dhe “burimet e mbyllura” (me agjenturë).Qëllim i vetëm ishte vetëm diaspora shqiptare, pasi në asnjë nivel tjetër Sigurimi nuk ka depërtuar me agjenturë. Ky informacion është siguruar më së shumti nga burimet e hapura, pra nga ato që shihte oficeri i ngarkuar në një aktivitet shqiptarësh. Sigurimi nuk ka pasur ndonjë shifër të lartë agjentësh sikurse mund të imagjinohet.

P.sh. vetëm për vitin 1959, në SHBA Sigurimi kishte në lidhje vetëm 4 agjentë.Informacioni i ardhur nga SHBA që nuk ka qenë më shumë se fakti i identifikimit përgjithësisht të elementit që nuk e donte regjimin komunist, përcillej në Tiranë për Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Informacioni ndahej pastaj në degët e punëve të brendshme të rretheve të cilat kishin hapur fashikujt e të arratisurve, dokumente ku shënoheshin edhe lidhjet familjare të të arratisurve.

-Ka në listën “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” që mbas rënies së regjimit komunist, figurojnë ndër personat që kan hyrë e kan dalë si në Shqipëri dhe në ish Jugosllavin e atëhershme ?Kastriot Dervishi : Kjo shpjegohet me dy arsye: së pari me pasaktësinë e të dhënës dhe përpunimin e saj, një defekt kryesor ky i Sigurimit në shumë vite dhe së dyti në prishjen e marrëdhënieve midis personit dikur vizitor dhe shtetit komunist.

–Zoti Dervishi ka disa emra në këtë listë që ishin shqiptarë me banim në SHBA dhe që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – por që këtu në SHBA, nijhen se “hynin e dilnin” në zyrat e Misionit të përhershëm pran OKB në New York, ose kishin lidhje të forta me diplomatët e asaj kohe – pra njerëz të dyshimtë. Si e shpjegoni ju këtë fakt në bazë të këtyre materialeve ?

Kastriot Dervishi : Është e njëjta logjikë që funksionon edhe për rastin e mësipërm. Përveç kësaj duhet të kemi parasysh edhe efektin “dopiorol”, aq i përdorshëm në teknikat agjenturore e ku natyrisht i humburi ka qenë gjithnjë Sigurimi.-Ka dyshime se nëpërmjet një marrëveshje në mes autoriteteve të ish Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës prej kohë së miqësisë së tyre (1944 -1948) shkëmbeheshin vazhdimisht informacione për individ të veçantë, të cilët ishin të shpallur të pa -dëshirueshëm si në ish- Jugosllavi po ashtu edhe në Tiranë. Bile një pjesë e mirë e tyre janë në listën e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit –A ka ndonjë provë faktike se si siguroheshin këto informacione për veprimtarinë e tyre në SHBA ? dhe se si mendoni ju bëhej kombinimi mes Ministrisë së Punëve të Brendeshme të ish Jugosllavisë, UDB-së dhe MPB dhe Sigurimit të Shqipërise për, dokumentacionin fotografitë e tyre dhe të dhënat e indetitetit ?

Kastrio Dervishi : Në vitet 1944 – 1948 nuk është se kishte marrëveshje, Sigurimi ishte nën urdhrat e UDB-së sikurse i gjithë shteti. Madje rezidentura e parë e Sigurimit në SHBA, e ngritur nga Nesti Kopali është hapur në legatën jugosllave në New York në të pestën Avenue.-A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ?

Kastriot Dervishi : Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar.Tre katër vitet e fundit para vitit 1990 kur ndodhën edhe ato ndryshimet e mëdha, dukej një farë liberalizimi – a ndodhi kjo edhe në sektorin e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ?

Kastriot Dervishi : Megjithëse, kishin ardhur ngjarjet e vitit 1990, regjimi komunist nuk kishte asnjë lloj ndryshimi në trajtimin e emigracionit politik shqiptar të emigruar prej vitesh jashtë vendit-Nuk mjaftonte fakti se një drejtori e posaçme mbahej vetëm për të sjellë informacion (edhe ky sakat) për diasporën shqiptare, por edhe në prag të ndryshimeve, ai vazhdonte të shihej me sy armiqësor duke mos i lejuar të vijnë në Shqipëri, jo vetëm ato, por edhe lidhjet e tyre që kishin mbetur në Shqipëri.Më 9 korrik 1990 Sektori i Vizave i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme u dërgonte degëve të punëve të brendshme në rreth, anës së Sigurimit, një informacion të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB, në të cilën jepet udhëzimi që personat e listëshënuar të mos kishin mundësi të vinin në Shqipëri pasi ishte “reaksionarë”

Dega e Vizave kërkonte që lista e dërguar nga Drejtoria e Tretë të studiohej dhe të mos lejohej asnjë shtetas shqiptar të shkonte për të vizituar shtetasit që bënin pjesë në këtë listë-Gjithashtu ishte njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme që personave në fjalë të mos u jepej vizë hyrjeje në Shqipëri.Kur u “përpunua” për herë të fundit lista ?

 

Kastriot Dervishi : Lista është “përpunuar” në Drejtorinë e Parë, me disa ditë vonesë për shkak të ngjarjeve të 2 korrikut 1990-Më 26 gusht 1990 ajo është plotësuar me shënime nga drejtuesit e MPB-së dhe është dërguar në rrethe.Në fund dokumeti shkruan :”Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë – Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria e Tretë – Tiranë 22.6.1990.

 

Informacion drejtuar Drejtorisë së ParëKu theksohej se :”Gjatë muajve të fundit emigracioni reaksionar shqiptar me banim në SHBA ka organizuar një sërë demonstratash kundër vendit tonë, të nxitur e manipuluar nga zbulimi jugosllav e të tjerë. Bashkëlidhur po ju dorëzojmë listën e personave pjesëmarrës në këto demonstrata e aktivitete kundër nesh”.

Ja 386 emrat e “armiqve”, që ndaloheshin të futeshin në Shqipëri pas vitit 19911.
1.Alo Luarasi
2. Azgan Arifi
3. Abdulla Lamaj
4. Anton Syku
5. Novruz Sadiku
6. Nail Xhafa
7. Namik Xhafa
8. Marash Mërnaçaj
9. Pjetër Mërnaçaj
10. Paulin Mërnaçaj
11. Nikoll Mërnaçaj
12. Sefer Luarasi
13. Gjon Buçaj
14. Gjergj Vata (Ndoja)
15. Gjek Gjonlekaj
16. Xhaferr Elezi
17. Gjon Arapi
18. Qemal Lepenica
19. Fren Gjergj Vocrri (Shala)
20. Rrok Nilaj
21. Njao Kol Ndreka
22. Fadil Koçi
23. Prel Ademi
24. Zef Mirakaj
25. Zef Balaj
26. Vesel Osmaj
27. Pashko Camaj
28. Luo Gjonlekaj
29. Mark Lleshi
30. Muzli Çela Mulosmani
31. Zef P. Deda
32. Gjon Kol Lleshi (Rukaj)
33. Rasim Sina
34. Beg Ali Grimci
35. Idriz Lamaj
36. Idriz Hyseni
37. Mazllum Kodra
38. Gjeto Nikaj
39. Vincene Pukri
40. Francesk Dajçi
41. Luigj Kelmendi (Vukaj)
42. Gjelosh Narkaj
43. Pjetër Shala
44. Gjergj Shala
45. Nikoll Nikaj
46. Lekë Nikaj
47. Pjetër Nik Gjergji
48. Luan Nik Gjergji
49. Petrit Hyseni
50. Luan Hyseni
51. Merita Hyseni
52. Afrim Hyseni
53. Curr Gjoni
54. Lush Ndue Cullaj
55. Tom Lekaj
56. Zef Shala
57. Kol Shala
58. Isuf Çela
59. Besnik Metaliaj
60. Bujar Metaliaj
61. Shkëlzen Metaliaj
62. Ismet Hoxha
63. Musa Hoxha
64. Muzli Hoxha
65. Abedin Nezaj
66. Naim Nezaj
67. Bege Nezaj
68. Afrim Kurti
69. Nderim Kupi
70. Jakup Elezi
71. Pashko Grisha
72. Gjergj Grisha
73. Pjetër Vukli
74. Albert Morina
75. Gjovalin Vocaj
76. Simon Preçi
77. Gjon Shtufa
78. Gjok Kelmendi (Selca)
79. Hysni Lita
80. Dali Lita
81. Elez Lita
82. Mysafer Arifi
83. Vehbi Arifi
84. Hazir Zoga
85. Hyre Zogaj
86. Mustafa Sylaj
87. Hysen Mulosmani
88. Isa Nuredini
89. Llesh Nikolla
90. Gjergj Nikolla
91. Gjergj Lleshi
92. Pandeli Andoni
93. Gani Hasani
94. Fejzi Hasani
95. Bashkim Hasani
96. Fatmir Rama
97. Ndriçim Shpuza
98. Ilir Sheqi
99. Bashkim Kulla
100. Sokol Dushaj
101. Dalip Kërluku
102.Ymer Hoxha
103. Luan Isufi
104. Kujtim Kallajxhiu
105. Xhemal Laçi
106. Franc Grisha
107. Rrok Pepaj
108. Gjergj Vata
109. Lazer Vata
110. Ymer Kavaja
111. Gjylistane Camaj
112. Fetah Koçi
113. Ndrec Gjergji
114. Lek Gjergji
115. Ramiz Dani
116. Kanto Nikoll Lulaj
117. Myfit Kullolli
118. Lulzim Murati
119. Xhaferr Ymeri
120. Sahamir Jarani
121. Enver Toska
122. Petrit Uruçi
123. Vehbi Qorri
124. Sulejman Tabaku
125. Sami Mulosmani
126. Mark Mërcanaj
127. Skënder Xhidija
128. Tea Hoxha
129. Tomorr Sina
130. Mustafa Bytyçi
131. Sabit Bytyçi
132. Shaqir Stërmasi
133. Hamit Nelaj
134. Mark Martini
135. Marash Dushaj
136. Xhaferr Bajraktari (Elezi)
137. Gani Elezi (Bajraktari)
138. Nikoll Isufaj
139. Dy vëllezërit Binakaj
140. Gjovalin Gegaj
141. Vesel Deda
142. Petrit Butka
143. Mentor Rama
144. Ndoc Lumaj
145. Prel Gjonal Selca
146. Reshat Çaushi
147. Sokol Ramo
148. Nikoll Jaku
149. Kolec Pikolini
150. Mark Vuçinaj
151. Kol Gjergj Mëhilli
152. Maliq Kapllani
153. Zef Gjergji Vushaj
154. Ibrahim Korça
155. Safet Malushi
156. Pretesh Curranaj
157. Gjok Curranaj
158. Mark Ndue Vuksanaj
159. Fran Marku Junçaj
160. Martin Camaj
161. Kol Vuçetaj
162. Ded Lumaj
163. Rrok Kelmendi
164.Tonin Gjini
165. Nikoll Hysa
166. Vedat Myftiu
167. Manjo Lameni
168. Gjergj Noshi
169. Gjon Kalaj
170. Nik Zadrima
171. Tajar Shaska
172. Vesel Ujkaj
173. Martin Ivezaj
174. Nikoll Qafa
175. Simon Qafa
176. Njazi Bardha
177. Loro Stajka
178. Ndoc Vuçinaj
179. Tajar Hazbia
180. Qazim Beci
181. Aziz Sulejmani
182. Dedë Martini
183. Prelë Kelmendi
184. Pashko Gjelaj
185. Ymer Jaqi
186. Idajet Bushka
187. Myfit Bushka
188. Gani Pasha
189. Pertef Bylykbashi
190. Adbyl Zenuni
191. Ismiha Zenuni
192. Ali Demirali
193. Bujar Demirali
194-Fari Barolli
195. Skënder Limka
196. Arjan Limka
197. Arif Fazo
198. Banush Haxhiu
199. Sami Kulla
200. Ibrahim Kulla
201. Skënder Shehu
202. Shukri Muça
203. Njazi Mullai
204. Halit Mullai
205-Xhevdet Çavri
206. Xhevat Liçolli
207. Rami Çollaku
208. Qazim Çollaku
209. Zenel Fazo
210. Skënder Miha
211. Xheladin Leka
212. Ali Jella
213. Neim Reselica
214. Artur Llanaj
215. Fatmir Muça
216. Abdulla Kaloshi
217. Gruaja e Nderim Kupit
218. Serxho Gjeçi
219. Sejdi Premtja
220. Shyqyri Xhera
221. Seit Kryeziu
222. Ymer Zharka
223. Zeqir Oboku
224. Mehdi Mati
225. Haxhi Mimani (Shpata)
226. Guri Durollari
227. Rustem Margjekaj
228. Hysen Biberaj
229. Sokol Sulejman Aga
230-Nikoll Markagjoni
231. Fran Palushi (Kola)
232. Pjetër Balaj
233. Ndue Ademi
234. Pjetër Smajli
235. Rexhep Krasniqi
236-. Qazim Emro
237. Nihat Rakolli
238. Ramazan Turdiu
239. Kadri Gashi
240. Namik Xhuda
241. Bexhet Gjetollari
242. Halit Musolmani
243-Hamit Laniku
244. Isuf Azemi
245. Vëllezërit Muça
246. Skënder Shuaipi
247. Ejup Xhezo
248. Fejzi Sulejmani (Tepelena)
249-Ramo Idrizi
250. Vëllezërit Betovija
251. Agim Mulosmani
252. Skënder Mulosmani
253. Rasim Sina (gruaja)
254. Fuat Myftia (me vajzën)
255. Gjon Camaj
256. Djali i Fran Kol Palushajt
257. Mark Kola (djali)
258. Mark Zogu (djali)
259. Rexho Çekiç
260-. Bajram Muzia
261. Zef Kadri Ceca
262. Pjetër Ceca
263. Mehali Mati
264. Abdulla Hoxha
265. Elez Aliaj
266-. Mehmet Azgan Arifi
267. Sulejman Arifi
268. Ibrahim Uka
269. Ymer Halili
270. Zenun Nezaj
271. Halit Nezaj
272. Selman Elez Nezaj
273. Fadil Nezaj
274. Rexhep Isuf Nezaj
275. Tahir Rexhep Nezaj
276. Hyre Nezaj
277. Sherif Nezaj
278. Ramë Çela (djali)
279. Ahmet Rexhepi
280. Sejdi Hysenaj
281. Ali Hyseni
282. Agim Alihyseni
283. Ramiz Ali Hysenaj
284. Sllobodanka Pjetri
285. Rakip Hysenaj
286. Isa Halilaj
287.Isuf Hamza
288. Zeqir Halili
289. Ali Gashi
290. Esat Ali Gashi
291. Nezir Meta
292. Mal Mehmeti
293. Ibrahim Margjeka
294. Kadri Hamza
295. Rustem Bajrami
296. Hamza Berisha
297. Skënder Berisha
298 Muharrem N-Berisha
299. Beqir H. Berisha
300. Ali Berisha
301. Bajram Ukperaj
302. Halil Nezaj
303. Mirzak Turdiu
304. Nexhip Dauti
305. Perlat Nolja
306. Rexho Kapaj
307. Kimet Kojtari
308. Adem Mollani
309. Gjok Koleci
310. Nikoll Maçi
311. Gjok Zef Nikçi
312. Nik Vesel Camaj
313. Bajram Arifi
314. Asllan Muja
315. Alfred Përgjini
316. Fred Bibla
317. Shëndet Ferra
318. Petrit Kupi
319. Valentin Zef Balaj
320. Bektesh Sakipi
321. Mustafa Henci
322. Kadri Bajram Gashi
323. Gjon Baftia
324. Muse Xherko
325. Zylfie Zherka
326. Flamur Ukperaj
327. Luan Gashi
328. Agron Gjokaj
329. Hamdi Uruçi
330. Eduard Liço
331. Agim Karagjozi
332. Reis Agai
333. Skënder Meka
334. Abdyl Henci
335. Hysen Dyshku
336. Koço Rizo
337. Nasho Shteto
338. Hiqmet Muça
339. Jahja Manelli
340. Rifat Ndreu
341. Tili Shehu
342. Roland Shehu
343. Marko Pashko
344. Emin Methasani
345. Kasem Mekshi
346. Vuksen Vuksani
347. Idriz Fetahu
348. Kujtim Kosovari
349. Agim Gjoka
350. Milto Kola
351. Anton Malaj
352. Ardian Hamulli
353. Skënder Papdeja
354. Rinak Papdeja
355. Gëzim Muka
356. Harillaq Rizo
357. Ligor Tata
358. Nikolin Pleqi
359. Petro Papa
360. Xhelal Sukniqi
361. Astrit Çela
362. Martin Cara
363. Xhemail Shala
364. Rrok Merkolaj
365. Ndoc Vuçinaj
366. Zef Nikaçi
368. Ndue Markagjoni
369. Haki Ndreu
370-Haki Terpeza
371. Martin Lulgjuraj
372. Nok Lulgjuraj
373. Alfons Pelinxhi
374. Mark Koliqi
375. Nik Kol Cani
376. Gjeto Rukaj
377. Maria Rukaj
378. Jonuz Ndreu
379. Adem Çela (djali)
380. Adebin Nezës
381. Besim Sina
382. Hashim Sina
383. Adebin Neza
384. Sejdi Bytyçi
385. Xhaferr Elezi
386. Abedin Mulosmani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY