Del shifra, ja sa euro ka harxhuar kryeministri Edi Rama jashtë vendit

Del shifra, ja sa euro ka harxhuar kryeministri Edi Rama jashtë vendit

72
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka pasur 35 udhëtime jashtë shtetit për periudhën nga viti 2018 deri në qershor 2019.

Sipas Fakoje.al, duke iu referuar burimeve nga Kryeministria, numri një i qeverisë ka harxhuar 72,605 euro (përfshirë në këtë çmim edhe shpenzimet për delegacionin, sipas sqarimit të institucionit).

Ndërkaq, lidhur me këto shifra, Kryeministria nuk ka vënë në dispozicion ndonjë faturë apo dokument.

Faktoje.al bën me dije po ashtu se u kanë dërguar kërkesë për informacion të gjitha institucioneve, por një pjesë e tyre kanë refuzuar të përgjigjen dhe një pjesë kanë dhënë informacion të pamjaftueshëm.

Kjo kërkesë vjen pas zhurmës së madhe që bënë faturat e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka qendruar në hotele luksoze, ku vetëm për një natë kapte shifrën 700 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY