‘Më ofendoi kushërira’, çfarë tha në polici vlonjati që goditi me bishtin...

‘Më ofendoi kushërira’, çfarë tha në polici vlonjati që goditi me bishtin e sëpatës nënë e bijë

61
0
Shares
foto ilustruese

Detajë të reja janë zbuluar nga ngjarja e djeshme që ndodhi në Selenicë, ku Mariglen Çobaj dhunoi me bishtin e sëpatës nusen e xhaxhait dhe vajzën e tij (kushërira).

Nëna dhe vajza e përfshirë në dhunën nga nipi i familjes, janë ende në ambientet e spitalit të Vlorës duke marrë mjekim, raporton faxweb.

Vajza A. C si pasoje e goditjeve ka marrë shembje në krahë dhe këmbë. Ndërsa nëna ka pësuar frakture të lehtë në krahë si pasojë e ndërhyrjes për të ndarë sherrin.

Sa i perket debatit që solli në dhunë, mësohet se dy kusherinjtë A. Cobaj dhe Mariglen Cobaj janë konfliktuar me njeri tjetrin për motive të dobëta.

Debati më pas ka gjeneruar në dhunë fizike, ku Mariglen Cobaj ka qëlluar me bishtin e sëpates ndaj kusherires A. Cobaj. Në këtë moment ka ndërhyre nëna e A. Cobaj për ti ndarë e për pasojë edhe kjo e fundit është goditur.

Ambulanca dhe policia pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje në fshatin Gumenicë.

Policia ka arrestuar menjëherë shtetasin Mariglen Cobaj.

Cobaj në polici ka deklaruar se kushërira e kishte ofenduar e për këtë situata ishte acaruar.

“Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY