VIDEO/ Shkëmbim komentesh: Alban Hoxha dhe Çiljeta ‘plasin’ instagramin

Ndaje

Këngëtarja  Çiljeta  Xhilaka është padyshim një ndër personazhet më të komentuara në media dhe jeta e saj private merr vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja prej kohësh është përfolur për një lidhje me portierin e skuadrës së Partizanit, Alban Hoxha.

Madje Albani nuk ngurron edhe t’i bëjë komente këngëtares në profilin e saj në Instagram.

Në videon e fundit të Çiljetës, vëmendjen e ka tërhequr komenti i  portierit, i cili i ka bërë një zemër dhe një buzëqeshje.

Këngëtarja ia ka kthyer me një puthje dhe kaq është dashur që ky veprim të komentohet menjëherë në rrjet.

 

Loading...

Leni një përgjigje