Ngjarja e rëndë në Vlorë, policia zbardh detajet: I riu goditi gratë...

Ngjarja e rëndë në Vlorë, policia zbardh detajet: I riu goditi gratë me sëpatë…

52
0
Shares

Policia ka dalë me deklaratën zyrtare pas ngjarjes se rende te ndodhur ne Vlore. Burime zyrtare, konfirmojne plagosjen e dy grave nga një 27 vjeçar.

Sipas policise, i riu goditi me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait, ndërsa blutë kanë arrestuar dhe shoqëruar autorin në ambientet e komisariatit.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY