KALENDARI/Kombëtares i duhet vetëm fat, ja kur është finalja e vërtetë për...

KALENDARI/Kombëtares i duhet vetëm fat, ja kur është finalja e vërtetë për kuqezinjtë

95
0
Shares

Kombëtarja shqiptare eshte e prekur nga rreziku për të mos garantuar një vend në Euro 2020. Cdogjë i lihet fatit, ndërsa kanë filluar parashikimet e para, për ndonjë shans kualifikimi.

Pas fitores së djeshme 4-2 ndaj Islandës, Shqipërisë i hapen disa porta, por varet gjithnjë nëse skuadrat në grupin e saj, nuk ia dalin të fitojnë ndeshjet përkatëse.

Sfida vendimtare do të jetë më 11 tetor në transfertë ndaj Turqisë.  Pas 6 ndeshjeve, Grupi H befasisht kryesohet nga Turqia me 15 pikë të grumbulluara, po aq ka edhe Franca e vendit të dytë.

Në vendin e tretë renditet Islanda me 12 pikë, ndërsa pas saj vjen Shqipëria në kuotën e 9 pikëve. Vetëm vendin i pestë për Moldavinë (3 pikë), kurse Andorra pozicionohet e fundit me 0 pikë.

Do të na duhet të presim ndeshjet e listuara me poshtë, duke i uruar Kombëtarës tonë vetëm fat. Kalendari i ndeshjeve të ardhshme të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020:

11 tetor/ 20:45 Turqi – Shqipëri
14 tetor/ 20:45 Moldova – Shqipëri
14 nëntor/ 20:45 Shqipëri- Andorra
17 nëntor/ 20:45 Shqipëri- Francë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY