FOTO/”Një brune e një bjonde”, Shef Renato prezanton vajzën tjetër që do...

FOTO/”Një brune e një bjonde”, Shef Renato prezanton vajzën tjetër që do ketë pranë në “Hell’s Kitchen”

303
0
Shares

Shtatori riktheu dhe programet me te ndjekura televizive, ndërsa disa të tjera janë ende drejt startimit duke shenuar fillimin e sezonit të ri.

Ekranit do ti rikthehet dhe emisioni i gatimit “Hell’s Kitchen”, me drejtimin e shef Renato Mekollit.Edicioni i pare ishte revolucionar, ndersa i dyti rezervon surpriza.

Sigurisht që Renato Mekolli do të mbetet në drejtim, por ai nuk do të jetë vetëm pasi do të ketë në krahë një bjonde dhe një brune. Bjondja ishte pikërisht Ani, konkurrentja e edicionit të parë të spektaklit.

Ndërsa ditën e sotme, Renato na ka zbuluar vajzën tjetër. Ajo do të jetë Albana Dulellari, mjeshtre e kuzhinës në disa restorante të njohura, si dhe bashkëpunëtore e Renatos ndër vite, qoftë në Greqi apo dhe në restoratin e tij në Tiranë.

“E mbani mend besoj që ju kam thënë se këtë herë krah meje, në Kuzhinën e Ferrit, si ndihmës shefe do të kem dy vajza. Një bjonde🧑e një brune👩🏻‍🦱. Të parën, Anin, e zbulova pak ditë më parë. Sot është dita të flasim për tjetrën, atë që e ka treguar me prova e shpirt se mund të jetë krahu im i djathtë. Shumëkush e njeh si Albanën e famshme të Masterchef-it, shumë të tjerë si mjeshtren në restorantet e ndryshme ku ajo ka punuar e punon. Unë e njoh shumë më shumë, si duarartën dhe vajzën energjike,shumë vite pranë meje në Greqi,por edhe ketu në Restorantin tim dhe të të gjithëve në Tiranë,në “Umami Restaurant by Renato Mekolli” dhe e dua patjetër në Hell’s Kitchen. Edhe ajo tha “Po” e do të jetë me ne në këtë edicion, që mezi po e presim të gjithë…”– ka shkruar Renato në një postim në Instagram.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY