Tallja e Rames me te rinjte: Bota eshte e juaja, parate jane…

Tallja e Rames me te rinjte: Bota eshte e juaja, parate jane…

58
0
Shares

Nga Luciano Boci

Nuk ka fund cinizmi i Ramës me të rinjtë.
“Bota është e juaja, pushtojeni atë se…paratë janë të miat” u thotë dhe u nënkupton Rama nxënësve të arsimit profesional.
Xhongleri profesionist i parave të grabitura me koncesione e PPP, tallet me sinqeritetin e brezit të ri, përpjekjet e mundin e tyre e madje i këshillon si prind i mirë të mos hakerojnë, alias “grabisin” online.
Këtu tek grabitja nuk pranon rivalitet.
Është kryeprofesionist.
Tallet dhe miklon ata, të cilëve u ka mbyllur cdo portë të së ardhmes dhe shpresës në këtë vend.
Në një klasë me nxënës që nuk dihet si u gjendën aty, pasi shkolla ende nuk ka filluar, Rama ka tentuar të belbëzojë disa fraza suksesi, për arsimin profesional, në takimin e sotëm.
Dhe këtë e bën Kryeministri që s’ka shtuar në buxhet asnjë lek më shumë për këtë arsim.
Që e ka degdisur në një cep të humbur të një ministrie konglomerat interesash dhe jo fushash, jashtë Ministrisë së Arsimit.
E thotë Rama që flet kumbulla pë investime e prioritete.
Që spekulon me numrin e nxënesve dhe lidhjen e shkollave me kërkesën e tregut të punës.
E thotë njeriu që ka penguar investimet e huaja e që ka detyruar të rinjtë profesionistë të IT dhe të tjerë të ikin nga sytë këmbët nga Shqipëria.
E thotë ai që flet vetëm njëherë në vit për këtë arsim e që murmurit të njëjtat “arritje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY