VIDEO/Policia rrugore nxjerr bilancin e javës: Asnjë tolerim, arreston mbi 40 shoferë…

VIDEO/Policia rrugore nxjerr bilancin e javës: Asnjë tolerim, arreston mbi 40 shoferë…

46
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës, ka arrestuar 48 drejtues mjetesh, ne vijim të aksioneve dhe kontrolleve të automjeteve.

Sipas policisë, janë parandaluar ngjarje dhe janë konstatuar shkelje që janë burim për aksidente rrugore,si më poshtë:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” 47 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Janë pezulluar 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.

Janë proceduar administrativisht 35 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 328 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.

Janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, 327 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme.

Janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 113 drejtues mjetesh.Janë ndëshkuar 1667 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare.Si dhe janë vendosur 2978 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”,-njofton policia.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës, ka arrestuar 48 drejtues mjeteshNë funksion të kontrolleve dhe patrullimeve për parandalimin e ngjarjeve dhe konstatimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, janë konstatuar dhe:Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” 47 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.Janë pezulluar 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.Janë proceduar administrativisht 35 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 328 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.Janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, 327 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme.Janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 113 drejtues mjetesh.Janë ndëshkuar 1667 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare.Si dhe janë vendosur 2978 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 10 septembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY