LSI ‘liberalizon’ raportet me Edi Ramën, Kryemadhi thotë se ku ndahet nga...

LSI ‘liberalizon’ raportet me Edi Ramën, Kryemadhi thotë se ku ndahet nga Basha

66
0
Shares

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha sot se ka një moment kur nuk janë dakord me kreun e PD, Lulzim Basha. Në një intervistë për Neës 24, ajo tha se ndryshe nga kërkesa e PD për të shkuar në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër, LSI nuk e kushtëzon momentin e zgjedhjeve.

“Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht po themi ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik”, deklaroi Kryemadhi.

“Mos e shikoni që djegia e mandateve na largoi ne nga politika për të gjetur mekanizma të tjerë jashtë politikës. Djegia e mandateve, bojkotimi i votimeve të 30 qershorit, të cilat zgjedhjet lokale me dekret Presidenti i bie të jenë më 30 qershor, por djegia e mandateve ishte elementi për të ndarë një lloj opinioni që ishte se opozita është një fasadë në Parlament, sepse në momentin që kjo opozitë nuk kishte shansin që të ankimonte atë”, tha ajo.

Ndërkohë Presidenti Meta ka publikuar sot një foto me Kreun e Kuvendit Ruci dhe Kryeministrin Rama ku kanë dalë në një atmosferë tepër miqësore që të tre. Raportet e PS me LSI kanë njohur kurba të panatyrshme, herë shumë të ulëta e herë shumë të larta. Bile këto raporte kanë qenë shumë më të paqarta se sa ato mes PD dhe PS, apo ato të PD me LSI.

Kjo tregon se partitë e mëdha të së majtës mund të përafrojnë synimet që mund të realizohen pa prishur punë asnjërës edhe me Ramën Kryeministër. Por a do të ishte njësoj situate edhe për PD?

Pjesë nga intervista: 

Ju jeni dakord me z. Basha kur thotë që unë hyjë në zgjedhje pra opozita, vetëm pa Ramën Kryeministër me një qeveri tranzitore e cila do të zhvillojë, do të krijojë atmosferën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë ?

Kemi 2 gjëra që të jemi të qartë, unë e kam thënë gjithmonë pavarësisht se ne si front opozitar themi që ky kryeministër duhet të marri përgjegjësitë e tij. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk e kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument i cili ne një farë mënyre do të zhbëjë gjithë këtë nyje të lidhur, të ngatërruar keq, për shkak të kapjes së pushteteve, për shkak të mos funksionimit të sistemit të gjykatave, për shkak të mos funksionimit të sistemit të shtetit, për fakt të mos funksionimit të demokracisë. Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht po themi ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik sepse në fund të fundit në votimet e 30 qershorit shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm mazhorancës ku i thanë që e bojkotuan në mënyrë 85% por në fakt i dhanë dhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës duke i thënë që 85% e tyre ju përgjigjën po themi aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në votimet moniste të mazhorancës por nga ana tjetër përgjegjësia e opozitës tashmë është që të marri përsipër përgjegjësitë për t”i drejtuar këta 85% shqiptarë drejt hapjes së negociatave, drejt pozicionim të Shqipërisë si një vend në BE, drejt qartësimit të një rrugë të qartë që e kanë të domosdoshme shqiptarët për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik në të cilin po kalon Shqipëria dhe unë mendoj që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje faktikisht sepse ajo që ne mendojmë dhe themi është që zgjedhjet politike janë i vetmi ilaç, antibiotiku i vetëm që shkatërron virusin që ka kapur kapjen e shteti shqiptar.

Për këto që sapo thatë a mos ka ndonjë debat në partitë opozitare, pra disa parti kërkojnë që të përballen me Ramën edhe qoftë ai kryeministër dhe disa parti tjera jo…

Kjo është pozitive, do të thotë që demokracia brenda frontit opozitar funksionon, pra asnjëri nga ne nuk është vasal i njërës apo tjetrës, qoftë, partitë e vogla, qoftë partitë e mesme, qoftë partitë e mëdha respektojnë mendimet e njëri tjetrit dhe për mu kjo është shumë pozitive, debat ka, sigurisht që ka debat sepse kemi edhe ideologji të ndryshme, kemi edhe programe të ndryshme. Nëse nuk do të kishte debate, atëherë do të tregonte që fronti opozitar është fiktiv, por debati që na bën të diskutojmë me njëri tjetrin, edhe kompaktëson më shumë frontin opozitar, pse? Sepse në fund të fundit përfaqësojmë interesa të ndryshme, grupe të ndryshme, bindje të ndryshme, dhe ky grupim partish politike nga e majta në të djathtë duhet të jetë shumë bindës, shumë programor dhe shumë gjithëpërfshirës të gjithë asaj shtrese shqiptare që janë 85%, të cilën ne tashmë duhet ta kthejmë në një përkrahje të zgjidhjes dhe të dhënies fund tranzicionin dhe të kësaj krize politike që për hir të së vërtetës Shqipëria vazhdon që nga 91 e këtej.

Tentativa e 3 partive opozitare, e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partia Agrare Ambientaliste dhe të Partisë Republikane për tu regjistruar në datën 13 tetor, në datën e dekretuar si datë zgjedhjesh nga Presidenti është përkthyer si përçarje mes opozitës nga media të caktuara, si i përgjigjeni kësaj?

Kjo nuk është e vërtetë, unë mund të them që ne dogjëm mandatet, por nuk ikëm nga politika, ne vazhdojmë të jemi në politikë, mos e shikoni që djegia e mandateve na largoi ne nga politika për të gjetur mekanizma të tjerë jashtë politikës. Politika për fat të mirë apo për fat të keq është mekanizmi që do ti japi zgjidhje krizës dhe këtë mos e harroni asnjëherë, pavarësisht teknikave dhe mjeteve që ne përdorim. Djegia e mandateve, bojkotimi i votimeve të 30 qershorit, të cilat zgjedhjet lokale me dekret Presidenti i bie të jenë më 30 qershor, por djegia e mandateve ishte elementi për të ndarë një lloj opinioni që ishte se opozita është një fasadë në Parlament, sepse në momentin që kjo opozitë nuk kishte shansin që të ankimonte atë. E dini ju ligji për dividentin, i cili u kthye nga Presidenti në Parlament, opozita nuk është njoftuar për të marrë pjesë në komision, janë njoftuar në orën 7:05, kur mbledhja fillon në orën 7:00 dhe kur kanë vajtur deputetët e opozitës mbledhja kishte mbaruar dhe brenda ditës, pa u thirrur Presidenca, pa dëgjuar vërejtjet, pa diskutuar me anëtarët e komisionit që janë të opozitës, u hodh në seancë plenarë.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që unë nuk pyes për ty dhe ti nuk ke ku të ankimohesh. Po të ekzistonte një Gjykatë Kushtetuese, në momentin që opozita ankimonte në Gjykatën Kushtetuese, ndjekja e të gjithë funksionimit të Komisionit të Ekonomisë dhe të Parlamentit do të kthente prapa të gjithë procesin. Pra, opozitën kush e mbron? Opozita çfarë ka? Fjalën ka dhe Gjykatën Kushtetuese, nuk ka gjë tjetër, mjet tjetër mbrojtës. Mazhoranca ka Parlamentin që e kontrollon, ka qeverinë që e kontrollon, ka policinë, ka ushtrinë, ka financat, ka taksidarët, ka çdo gjë për të cilën ushtron dhe imponon qëndrimin e saj. Opozita çfarë ka? Fjalën dhe Gjykatën Kushtetuese sepse edhe mediat përsëri janë të kontrolluara, të cilat në një farë mënyre mazhoranca po mundohet t’iu blejë heshtjen. Mirë kur nuk I organizon dot që të dalin në mbrojtje qeverisë, tani u thotë mos flisni të paktën, mos më shani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY