Ka një mënyrë për të shpëtuar botën nga uria, një frut që zëvendëson mishin

Ndaje

Bota mund t’i shpëtojë urisë dhe njerezit që jetojnë në varfêri mund të mbijetojnë. Bëhet fjalë për një frut ekzotik, që ka shijen e mishit të derrit. “Artocarpus heterophyllus” ose xhekfruit, rritet vetëm në jug dhe juglindje të Azisë.

Ai ka një peshë që varion 4.5-45 kg, teksa përmban qindra fara, të cilat janë shumë të pasura me kalcium, proteina, hekur dhe potasium.

Ekspertët thonë se mjafton një frut i vetëm, që të ushqejë për një vakt një familje të tërë. Ata mendojnë se një frut i tillë mund të zëvendësojë shumë mirë grurin dhe misrin, që po kërcënohen nga ndryshimet klimaterike.

Kjo pemë rritet kollaj, u mbijeton parazitëve, sëmundjeve, temperaturave të larta, dhe është rezistente ndaj thatësirës.

Fruti është shumë i përdorur në Indi dhe Bangladesh, vende që kanë shumë njerëz të varfër. Por Britania e Madhe, po bën përpjekje ta fusë atë nëpër marketet e saj, për të zëvendësuar mishin e derrit.

Një pemë e pjekur xhekfruit, mund të prodhojë rreth 100-200 fruta në një vit.Në vitin 2017, India prodhoi 1.4 milion ton xhekfruit, e pasuar nga Bangladeshi, Tajlanda dhe Indonezia. Xhekfruit është gjithashtu një përbërës i rëndësishëm në kuzhinën aziatike.

Loading...

Leni një përgjigje