BILD publikon rezultatet e operacionit në Gjermani: Sulm ndaj mafias shqiptare, çfarë...

BILD publikon rezultatet e operacionit në Gjermani: Sulm ndaj mafias shqiptare, çfarë u zbulua

82
0
Shares

Media prestigjoze ‘Bild’ bën të ditur se një  operacion ka nisur në orët e para të mëngjesit per te zbuluar mafien shqiptare. Në shkrimin e sapopublikuar, shkruhet sesi hetuesit kanë rënë në gjurmët e mafias shqiptare, ky detaj ende nuk është sqaruar.

Forcat speciale gjermane kanë kryer një aksion të madh policor këtë të martë në rajonin e Oberhauzenit për goditjen e mafias shqiptare. Disa  nga dyert mësohet se janë hapur me sharra elektrike nga ana e forcave speciale, ndërsa detajet e aksionit ende nuk janë bërë me dije për shkak të sekretit hetimor.

Se si ranë hetuesit në gjurmët e mafias shqiptare, kjo nuk sqarohet. Por gjithçka mund të ketë lidhje me dy therje me thikë në këtë rajon gjatë javëve të fundit, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Mendohet se ato erdhën si shkak i përplasjes mes shpërndarësve të drogës”, njofton gazeta BILD.

Në total janë lëshuar deri më tani 6 urdhër- arreste nga autoritetet për anëtarët e këtij grupi kriminal, ndërsa policia ka vënë në pranga 8 persona të dyshuar. Qentë e anti-drogës kanë gjetur në banesat e bastisura të paktën 3 kilogramë drogë ndërsa hetimet vijojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY