Gjatë arsyetimit, presidenti Ilir Meta, theksoi se ndër motivet kryesore për dekretin ishte siguria kombëtare dhe stabiliteti i vendit.
Meta zbuloi për herë të parë se kishte marrë informacion se me 8 qershor, datën e protestës së opozitës së bashkuar, kishte informacione të besueshme se persona të caktuar do të destabilizonin vendin dhe kishin në plan djegien e Kuvendit.
“Sa i takon aspekteve të tjera, një arsye themelore, është siguria kombëtare, stabiliteti i vendit. Mund t ju them që presidenti për shkak të detyrës ka patur informacione si në rrugë zyrtare edhe shtetërore, për përpjekje për të realizuar akte destabilizimi. Më 7 qershor, presidenti ka marr një informacion sekret dhe i klasifikuar, persona të caktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës, përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të shqipërisë. ishte informacion i ri por i besueshëm nëse kemi parasysh protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit të Shqipërisë, -tha Meta.
Më tej ai sqaroi:
Një ngjarje e cila mund të prodhonte pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit të vendit tonë që me aq ngjarje që ishin bërë deri në atë moment ishte shkatërruar. Historia e vendit tonë për fat të keq nga 2 prilli e deri në 21 janar është plot me ngjarje të tilla të hidhura ku përmes protestave e gjatë protestave kemi pasur viktima dhe isha i bindur se ishte detyra ime që të bëja gjithcka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë e të krijoja mundësi për një dritare e reflektim midis palëve sikurse e thotë edhe qartë raporti i OSBE-ODIHR pra gjithcka ishte antagonizëm i përbashkët i dy palëve që dëmtonte dhe cënonte integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri.
(vijon..)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/