Masakra në Librazhd, në varrimin e prindërve vetëm vajza, djali ka përfunduar...

Masakra në Librazhd, në varrimin e prindërve vetëm vajza, djali ka përfunduar në spital

198
0
Shares

Djali i çiftit që vdiqën mbremjen e djeshme, është sjellë në QSUT, pasi ishte në gjendje të rëndë psikologjike. I riu pasi pa mamanë e tij të mbuluar në gjak pas masakrës që kishte kryer i ati, kaloi në gjendje shoku.

Ai nuk ka mundur të shkojë as në ceremoninë funerale të prindërve të tij që u bë pasditen e djeshme. Çiftin e ka përcjellë drejt banesës së fundit e bija dhe të afërm të tjerë.

Po ashtu mësohet se edhe ajo ishte në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Deri më tani dyshohet se ka qenë xhelozia motivi që e ka shtyrë 53-vjeçarin për t’i marrë jetën gruas së tij.

Daut Gjokola qëlloi disa herë me thikë mbi trupin e bashkëshortes së tij 49 vjeçare. Në shtëpi në momentin e krimit ndodhej edhe djali 26 vjecar i bashkëshortëve, i cili nuk ka dëgjuar debatin e tyre. Vetëm kur dëgjoi britmat e së ëmës 26 vjecari shkoi në dhomë ku e gjeti nënën e tij të mbuluar në gjak. Pak minuta me pas, Dauti u vetëhodh nga banesa duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY