Ngjarje e rëndë/ Vdes 45-vjeçari, po fluturonte me parashutë

Ngjarje e rëndë/ Vdes 45-vjeçari, po fluturonte me parashutë

88
0
Shares

Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren të shtunën rreth orës 13:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime.

Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli.

Osmanolli ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë policia e hetimeve rajonale dhe po merren me rastin. Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY