Horoskopi, 6 shtator 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 6 shtator 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

64
0
Shares

Dashi

Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet në vende të ndryshme. Mund të ketë të reja lidhur me sferën profesionale, ku nuk do të mungojnë mundësitë e mira. Po ashtu do të keni mundësi që të dilni në pah, ndaj mundohuni që të përfitoni. Ndërsa në sferën personale mund të ketë një rënie të lehtë, ndaj mundohuni që të mos lodheni.

Demi

Yjet janë mjaft të favorshëm, sa i takon sferës tuaj profesionale. Do të nisë për ju një periudhë e bukur, gjatë së cilës do të keni mundësi të rimëkëmbeni. Sa i takon ndjenjave, mund të ketë zhvillime pozitive gjatë fundjavës.

Binjakët

Duhet të mundoheni që të shmangni stresin dhe situatat e ngarkuara. Po ashtu mundohuni që të mos acaroheni lidhur me disa situata profesionale, edhe pse mund të mendoni se keni gjithë të drejtën e botës për tu acaruar. Fatkeqësisht ky vit është i mbushur me ulje-ngritje dhe për të qenë më në fund mirë, duhet të prisni ardhjen e muajit nëntor.

Gaforrja

Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, ndaj përfitoni për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull, për shkak se fundjava do të sjellë rënie. Duhet të mundoheni që të përmirësoni disi moralin, pasi në këtë periudhë keni shumë mendime të rishtas nëpër kokë, ndoshta si pasojë e shqetësimeve lidhur me punën.

Luani

Parashikohet një ditë mjaft pozitive, ku do të përjetoni emocione të bukura dhe do të përballeni me mundësi për tu shfrytëzuar. Megjithatë ju mbetet ju që të përzgjidhni. Edhe sa i takon dashurisë gjërat ecin mirë, ndoshta më mirë nga sa munda ta mendoni.

Virgjëresha

Këshillohet që gjatë kësaj dite të rrini sa më të qetë, duke shmangur stresin dhe problemet. Kjo është një ditë disi nën ritmin e duhur, por bëhet fjalë për një periudhë kalimtare, ku shumë shpejtë do të rezultoni fitues.

Peshorja

Mund të keni pasiguri sa i takon të ardhmes tuaj profesionale. Ndoshta jeni lodhur nga një mjedis, ose ndoshta ka gjëra që nuk ju bindin dhe nuk ju pëlqejnë më, ndaj duhet të vendosni çfarë duhet të bëni. Edhe pse kërkoni gjithmonë një ekuilibër me të tjerët, vlerësoni mirë se cila është gjëja e duhur për ju.

Akrepi

Horoskopi është mjaft i favorshëm sa i takon dashurisë, ku gjatë kësaj fundjave mund të merrni surpriza të bukura. Po ashtu parashikohen emocione pozitive. Edhe në punë gjërat do të ecin më mirë se më parë, do të ndiheni më të fuqishëm dhe gati për tu përballur me çdo ndryshim.

Shigjetari

Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës me gjasë do të lindin debate me familjen ose njeriun e zemrës. Gjithçka mund të ndodhë për shkak se nuk jeni shumë të pranishëm në jetën familjare dhe në atë në çift dhe sepse nuk doni të merrni përsipër përgjegjësi. Mundohuni që të mos provokoheni dhe të mos përhumbeni në debate. Bëni mirë të ruani qetësinë.

Bricjapi

Do ju rikthehet dëshira për të dashuruar. Nëse jeni aktualisht në çift, do të rigjeni pasionin, ndërsa nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të bëni njohje të reja. Mund të gjeni personin e duhur, por për ta bërë një gjë të tillë nuk duhet të mbylleni në guaskën tuaj.

Ujori

Yjet kanë dobësi për shenjën tuaj dhe ju favorizojnë. Kjo periudhë rikuperimi do ju lejojë që të kaloni një krizë dhe të arrini rezultate të cilat nuk i mendonit, shkruan noa.al. Nga ana tjetër mundohuni të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike dhe ti kushtoni më shumë rëndësi dashurisë.

Peshqit

Do të vijojë për ju një periudhë gjatë së cilës nuk do të ndiheni në formë. Me gjasë do të ndiheni të dekurajuar për diçka që ka të bëjë me punën. Duket sikur të gjithë nuk kritikojnë, por shumë shpejtë do e rimerrni veten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY