FOTO/Thyhet gjatë natës memoriali turk tek liqeni

FOTO/Thyhet gjatë natës memoriali turk tek liqeni

112
0
Shares

Monumenti në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është vandalizuar gjatë natës së shkuar.

Sot në mëngjes, disa oficerë policie ishin përreth monumentit, një pjesë e pllakës përkujtimore të të cilit ishte thyer. Siç shihet në foto, cepi i sipërm në të djathtë të pllakës është i thyer.

Monumenti u ngrit më 15 korrik, në trevjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

Në mënyrë krejt të pazakontë, Bashkia e Tiranës e mbajti të fshehtë ngritjen dhe inaugurimin e memorialit.

Mbi 10 mijë vetë firmosën një peticion që kërkonte heqjen e këtij memoriali. Disa qytetarë mbajtën edhe një protestëpër heqjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY