FOTO/Kapet me 27 mijë euro, pranga rumunit në Lezhë, çfarë iu gjet...

FOTO/Kapet me 27 mijë euro, pranga rumunit në Lezhë, çfarë iu gjet në banesën me qira

97
0
Shares

Një 46-vjeçar, banues në Rumani, është arrestuar nga policia e Lezhës në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, për kontrabandë enësh kuzhine.  I arrestuari është shtetasi I.G.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qira,  iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth  27.000 Euro.

NJOFTIMI I POLICISE 

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit, në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi I.G. vjeç 46, banues në Rumani.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27.000 Euro.

Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij ” Kontrabandë me mallra të tjerë”, ” Fshehja e të ardhurave” , ” Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY