Shpallen emrat e fituesve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës,...

Shpallen emrat e fituesve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ja lista

67
0
Shares

Fakulteti Juridik në Universitetin e Tiranës ka shpallur listat e studentëve fitues të raundit të parë për vitin akademik 2019-2020. Gazeta Shqiptare publikon sot emrat e maturantëve fitues në këtë fakultet, ku secili mund të verifikojë nëpërmjet ID përkatëse, numrin e pikëve të grumbullura në bazë të kritereve të përcaktuara. Respektivisht në Fakultetin Juridik këtë vit ka 640 kuota.

Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48-orëshe secila. Studentët jo fitues duhet të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë lëvizjen e vijës së kuqe (pragun e pranimit në fakultete) pas regjistrimeve të para. Viti i ri akademik 2019-2020 pritet të nisë me risi. Kështu Fakulteti Juridik do të fillojë një program të integruar 5 vjeçar për të nxitur më tej punësimin e studentëve.

Deri në 30 gusht maturantët duhet të verifikojnë të dhënat e tyre për çdo pasaktësi, dhe madje kanë të drejtën e ankimimit nëse mendojnë se rankimi i tyre është i padrejtë. Pas kësaj, në datën 2 shtator do të fillojë raundi i parë i regjistrimeve në IAL-të publike e private, proces i cili do të zgjasë deri në 15 shtator. Ndërkohë gjatë ditëve në vijim, Gazeta Shqiptare do të vijojë publikimin e listave të maturantëve fitues që aplikuan në universitet gjatë raundit të parë/GSH

Klikoni për të kontrolluar emrin tuaj: http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2019/08/MATURANTET-FITUES-NE-FAKULTETIN-E-DREJTESISE.pdf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY