“Largimi i Ditmir Bushatit nga partia i bën nder atij”, ish-ministri: Eshtë...

“Largimi i Ditmir Bushatit nga partia i bën nder atij”, ish-ministri: Eshtë nder të jesh përballë të keqes…

77
0
Shares

Largimi i Ditmir Bushatit nga postet drejtuese të PS-së, është komentuar gjatë në hapësirën politike, ndersa eshte cilesur si taktikë për të eliminuar “kundërshtarët” e brendshëm në parti.

Ylli Manjani, ish-ministri, e ka komentuar largimin e Bushatit, duke u shprehur se kjo tregon se qeveria preferon të ketë në gjirin e saj shkelës ligji, kriminelë, të fortë e trafikantë.

“Largimi i Ditmirit nga qeveria, nga Shkodra e me shumë gjasë edhe nga partia i bën nder Atij!Në fakt nder është të jesh përballë me të keqen dhe jo në krah e aq më pak brenda saj.

Nga ana tjetër e gjithë kjo përpjekje për të larguar njerëz normalë, kompetent e të përgjegjshëm ka njëfarë pozitiviteti. I tregon qartësisht njerëzve, sado symbyllur të jenë, se qeveria preferon të ketë në gjirin e saj shkelës ligji, kriminelë, të fortë e trafikantë.

I tregon gjithashtu se sa paburra janë udhëheqësit, që nuk i rrinë kurrë debatit përballë, por nxjerrin helm nëpërmjet mediave shërbëtore. Këto të fundit masturbojnë nga qejfi i sajesave që bëjnë vetë me porosi nga lart…Dukshëm fare”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY