Dy të arrestuar në Vlorë, policia jep detajet

Dy të arrestuar në Vlorë, policia jep detajet

69
0
Shares

Policia e Vlorës ka bërë me dije se  ka arrestuar dy shtetas, pasi akuzohen për vepra penale. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi E.R 26 vjeç banues në Vlorë, pasi u kap me 3 doza lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Ndërkaq, blutë e Vlorës prangosën edhe një 60-vjeçar, të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe një tjetër në kërkim. Arrestohet shtetasi:

E.R., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lagjen “Rilindja” Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, u gjetën 3 doza lëndë narkotike e dyshuar si “kokainë”.

Arrestohet shtetasi në kërkim:

P.S., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me rreth 3 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY