Erdogan : Turqia do të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë

Erdogan : Turqia do të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë

31
0
Shares

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Rusinë. Deklarata e Erdoganit u bë pas bisedimeve në Moskë me homologun rus, Vladimir Putin. Erdogan foli pasi të dy udhëheqësit vëzhguan një demostrim të aeroplanëve ushtarakë rusë, në Moskë.

Të martën, Turqia pranoi pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit mbrojtjes raketor të Rusisë. SHBA-ja e ka kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga ana e Turqisë pasi ai, sipas zyrtarëve amerikanë, rrezikon sigurinë e aeroplanëve ushtarakë të SHBA-së.

Presidenti turk dhe ai rus, gjatë takimit, kanë biseduar edhe për situatën në Siri. Putin tha se bashkë me Erdoganin kanë diskutuar për masa shtesë të përbashkëta që synojnë rrënjosjen e “terroristëve” në zonën Idlib të Sirisë.
Ai tha se gjatë bisedimeve janë dakorduar se Siria duhet të mbetet një vend i unifikuar. /Rel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY