613 kg kokainë, Arbër Çekaj ankimon vendimin për ekstradimin në Shqipëri

613 kg kokainë, Arbër Çekaj ankimon vendimin për ekstradimin në Shqipëri

43
0
Shares
Arber Cekaj

Arbër Çekaj, pronari i kontejnerit të bananeve ku u gjetën 613 kilogramë kokainë, nuk pranon të ekstradohet në Shqipëri pasi dyshon se i rrezikohet jeta.

Sot Çekaj apeloi vendimin e gjykatës së Dusseldorfit, dhënë 3 javë më parë, pro ekstradimit të tij në Shqipëri.

Ai ka kërkuar dhe azil politik në Gjermani, por nuk ka marrë ende përgjigje nga autoritetet vendase. Arbër Çekaj akuzohet në Shqipëri për trafik  ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Arber Çekaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim me menaxherin e kompanisë Donald Lushaj dhe shoferin e kamionit që trasportoi kontenierët me banane nga porti i Durrësit drejt magazinave rë Arbri Garden në Maminas. Procesi gjyqësor në gjykatën për Krime të Rënda pritet të rifillojë në shtator, pasi më herët nuk u bë i mundur njoftimi i biznesmenit të pandehur.
Sasia e drogës që vinte nga Kolumbia, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë u bllokua në mars të 2018, në kontenierët me banane që ishin porositur nga biznesmeni. Vlera e drogës përllogaritej 180 milionë euro. Biznesmeni Cekaj eshte cilesuar nga ish ambasadori amerikan Donald Lu, si “peshku i madh” i kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY