Lubonja reagon për rastin e Agim Kajmakut: Si do punojë një kriminel...

Lubonja reagon për rastin e Agim Kajmakut: Si do punojë një kriminel për njerëzit?

76
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News24” foli për rastin e Agim Kajmakut, për të cilin PD tha se ka qenë i dënuar në Greqi.

Lubonja u shpreh se kriminelët në politikë janë tashmë një fenomen. Ai shtoi se krimi ka depërtuar në nivelet më të larta politike, për shkak të sistemit.
Lubonja tha se është e rëndë që Rama promovon kriminelë në krye të bashkive, kurse ngre pyetjen sesi mund të punopë një kriminel për njerëzit.

“Sistemi është i tillë që persona të tillë kanë hyrë dhe duan të sundojnë. Ka që thonë se Edi Rama e dinte dhe nuk e dinte. Rama në fakt kap ca njerëz që kanë para dhe me paranë e të fortët qeveris, kjo është mënyra më e thjeshtë për të qeverisur. Ky person thotë që nuk ka qenë i dënuar, mirë, dakord, por pyetja që ngrihet se kush është ky, çfarë kontributi ka dhënë që të zgjidhet kryebashkiak. Janë figura që nuk njihen aq nga publiku.

Në bashki ka para, ky është procesi që vazhdon si fenomen. Nuk është vetëm Kajmaku, por edhe Kavaja, ishte edhe Gjushi, edhe Veliaj me kullat. Është tendencë e frikshme. Unë se di sesi një njeri i krimit mund të punoj për njerëzit. Nuk është problemi i njerëzve aq, por i sistemit ku krimi ndjell krimin, gjarpëri ha bishtin e vet dhe helmohet e vijon me helm”, tha Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY