FOTO/ Erion Veliaj kapet mat në aeroportin e Romës me çantën 870...

FOTO/ Erion Veliaj kapet mat në aeroportin e Romës me çantën 870 $

212
0
Shares

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, çdo ditë shfaqet në media duke inauguruar një punë për të treguar se ai nuk bën kurrë pushime.

Por në rrjetet sociale qarkullojnë foto të tij duke pritur radhën në aeroportin e Romës. Me një çantë në shpinë, me kapele dhe kokë ulur Veliaj shihet teksa vulos pasaportën e tij.

Fotot janë publikuar nga faqja satirike “Brryli Brodway”, por nuk jepet data që Veliaj ka qenë në udhëtim në Romë. Sa mund të dallohet në imazhet e publikuara duhet të jetë verë sepse të gjithë janë me mëngë të shkurtra.

Ishin të shumtë ata që pyesnin se kur është larguar Veliaj drejt Romës pasi në edicionet e lajmeve në të gjithë televizionet ai është shfaqur teksa inauguron punë të bashkisë.

Por në një tjetër postim faqja satirike thotë se çanta që mban Veliaj është mjaft e kushtueshme. Ajo është e markës “Johji Yamamoto” dhe në internet kushton rreth 870 dollarë.

Pak ditë më parë u publikua një skandal me faturat e udhëtimeve të Etilda Gjonajt, e cila për një natë në hotel shpenzonte 700 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY