SKANDAL/ Nxënësit mbajnë radhë për t’u rrahur

SKANDAL/ Nxënësit mbajnë radhë për t’u rrahur

55
0
Shares

Aktet e dhunës në shkolla janë bërë shpesh temë e diskutimit, kudo në botë. Një rast dhune i tmerrshëm dhe i paprecedent ka ndodhur së fundi në shkollën “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg.

Protagonist i ngjarjes është bërë drejtori i shkollës. Ai detyron nxënëit që të vijnë në radhë përpara tij dhe i rreh. Drejtori shihet në pamje teksa ushtron dhunë mbi nxënësit, të cilët ishin vendosur në rresht përpara tij, raportojnë mediat e huaja.

Pasi pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe për to kishte shumë reagime, departamenti i Edukimit të Limpopo deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet dhe pritet që shumë shpejt të merren masa disiplinore.

“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit. Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës.”-thuhet në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikano-jugor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY