Fitoi lotarinë amerikane por arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-ve, ja...

Fitoi lotarinë amerikane por arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-ve, ja arsyeja

66
0
Shares

Ata që kanë fituar lotarinë gjenden pak hapa larg realizimit të ëndrrës amerikane, por jo ata qytetarë që mashtrojnë dhe abuzojnë me ligjin. Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit menjëherë sapo ka lënë ambientet e Ambasadës Amerikane.

Agron Selmani, 41 vjeç, iu hodhën prangat nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë që është degë policore e Departamentit Amerikan dhe që është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza, ka njoftuar policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, çka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë dhe prokurorisë.

Agron Selmani, siç thonë burime të besueshme të policisë, ishte fitues i lotarisë amerikane. Por mes dokumentave që ka dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, ai ka depozituar edhe të dhëna të rreme, siç ishte një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomaruar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Nga verifikimet që ambasada kryen për këdo përmes DSS, është zbuluar se në fakt ai nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false. Siç thonë burimet të Top Channel, menjëherë sapo fituesi i lotarisë është paraqitur për intervistën është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Tiranës.
Agron Selmani akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me vizat.

Pak ditë më parë Top Channel raportoi një tjetër rast, të një qytetari nga Dibra i cili rrezikon dënimin deri në tre vjet burgim pasi dorëzoi një diplomë false në Ambasadën Amerikane. Për të njëjtin fakt nën akuzën e shpërdorimit të detyrës është edhe ish-drejtori i shkollës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY