Kapet shitesi i kanabisit ne nje lagje te Tiranes

Kapet shitesi i kanabisit ne nje lagje te Tiranes

47
0
Shares

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes i lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohen 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, gjatë patrullimit në territor, kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen në doza të vogla.

Bazuar në informacionin e siguruar, Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY