Rikthimi i emigrantëve në vendet ku punojnë,radhë të gjata në pikat kufitare

Rikthimi i emigrantëve në vendet ku punojnë,radhë të gjata në pikat kufitare

45
0
Shares

Pas pushimeve në Shqipëri, emigrantët kanë nisur të rikthehen në shtetet ku jetojnë dhe punojnë.

Për këtë arsye, në pikat kufitare të vendit janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare ,vetëm përgjatë 24 orëve të fundit kanë lënë Shqipërinë përmes Doganës së Qafë-Thanës në Pogradec rreth 8 mijë e 400 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Fluks ka patur edhe në Doganën e Kapshticës. Përmes kësaj pike kufitare janë larguar rreth 6 mijë shtetas.

Ndërkohë po në këtë pikë kufitare janë regjistruar afro 10 mijë hyrje-dalje në 24 orët e fundit.

Në të dyja këto pika kufitare pala shqiptare ka vendosur në funksion të gjitha sportelet.

Në gatishmëri janë vënë edhe autoritetet e vendeve  fqinje por fluksi i lartë nuk ka evituar radhët dhe pritjet për disa orë në doganë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY