Paris, klienti vret kamarierin vetem per nje gje te parendesishme

Paris, klienti vret kamarierin vetem per nje gje te parendesishme

69
0
Shares

Një kamerier në Paris është vrarë me armë zjarri nga një klient i cili raportohet se ishte i xhindosur sepse sanduiçi që kishte porositur nuk ishte përgatitur aq shpejt sa duhet.

Policia franceze ka raportuar se ka nisur hetimet për rastin, që ka ndodhur në periferi të qytetit, në lagjen Noisy-le-Grand. i dyshuari është larguar nga skena e krimit dhe ende nuk është kapur. Ambulanca e mbërritur në vendngjarje është përpjekur të shpëtojë 28-vjeçarin, por pa ia dalë dot.

Kolegët e tij i thanë Policisë se klienti kishte humbur toruan sepse përgatitja e vaktit që kishte porositur ishte vonuar shumë. “Restoranti është i qetë, nuk ka pasur asnjëherë probleme. Është hapur vetëm para pak muajsh”, tha një banore e zonës për mediat franceze.

Megjithatë, disa të tjerë kanë deklaruar se kohët e fundit në atë zonë është shtuar aktiviteti kriminal, për shkak të trafikantëve të lëndëve narkotike.a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY