Paralajmërimi i Naim Hasanit : Faktori ndërkombëtar do të përfshihet masivisht para...

Paralajmërimi i Naim Hasanit : Faktori ndërkombëtar do të përfshihet masivisht para 13 tetorit

185
0
Shares
Avokati, Naim Hasani

Gjatë intervistës së tij në Syri TV, kreu i degës së Partisë Demokratike në Londër Naim Hasani paralajmëroio aktivizimin e faktorit ndërkombëtar para datës 13 tetor, e dekretuar nga presidenti Ilir Meta si datë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Sipas tij, opozita duhet të nisë punën masivisht për ti treguar shqiptarëve të këqijat që po u shkakton ky sitem.

“Faktori ndërkombëtar do të përfshihet masivisht para 13 tetorit. Edhe Britania do të ketë një rol mjaft aktiv. Qeveria dhe parlamenti atje është shumë i djathtë, çka e bën më të lehtë punën time. Opozita duhet të aktivizojë të gjithë arsenalin e saj e tu tregoj shqiptarëve se çfarë pasojash u solli ky sistem. Ta kthejë atë në referendum për ti thënë jo këtij sistemi dhe krimit në politikë”, deklaroi Hasani.

Sa i përket nivelit të lartë të kriminalitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, Hasani fajësoi mafian shqiptare, e cila sipas tij, furnizimin masiv me drogë e bën pikërisht nga Shqipëria.

“Rrjeti kriminal në Shqipëri është rritur për shkak të bollëkut të madh kriminal në Shqipëri. Droga e shumtë në Shqipëri. E djathta në Angli ka akuzuar drejtpërdrejtë mafian shqiptare”, u shpreh kreu i PD, Londër Naim Hasani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY