Media franceze artikull Valdrin Pjetrit: I dënuar pë trafik droge, jep dorëheqjen para se

Ndaje

“I dënuar për trafik droge, kryetari i Bashkisë së Shkodrës jep dorëheqjen para se të marrë detyren”. Këtë titull ka zgjedhur revista franceze “Courrier des Balkans”, që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar per Europën Juglindore, për të njoftuar largimin e Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, pasi dha dorëheqjen sepse iu zbuluan dokumentet italiane ku ishte dënuar disa vite më parë.
Lexoni shkrimin e plotë të Courrier des Balkans, e shtunë, 17 gusht 2019.

Kryetari i zgjedhur i Shkodrës, qyteti me i madh i Shqipërisë së veriut, socialisti Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen në 14 gusht, pak para se të bënte betimin: opozita zbuloi se ai ishte dënuar në vitin 2003 në Itali për trafik droge.
Valdrin Pjetri, kandidati socialist për kryetarin e Shkodrës, i zgjedhur në zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit të bojkotuar nga opozita, u dënua nga një gjykatë italiane në 2003 me 18 muaj burg për trafik droge.

Partia Demokratike (PD) beri publike dokumentet e drejtësisë italiane në 13 gusht, duke zbuluar arrestimin e tij në flagrance më 27 janar 2003. Valdrin Pjetri u debua më pas nga Italia, dhe u ndalua te hyje ne Itali për dhjetë vjete.

Sipas ligjit për dekriminalizimin, personat që janë dënuar nga gjykatat nuk mund të marrin funksione publike dhe fshehja e dënimeve është vepër penale. Meqenëse ai duket se ka gënjyer për të kaluarën e tij, Valdrin Pjetri duhet të përgjigjet para drejtesise.
Nën qeverinë e Edi Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë, duke u bërë kreu i ZRPP, e me vone prefekt i Shkodrës.

Edi Rama më pas e emeroi si kandidat të Partisë Socialiste (PS) per kryetar të Bashkisë Shkodër, në kundërshtim me vullnetin e bazes ne Shkoder.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi akuzat e Valdrin Pjetrit filluan të dalin, kryeministri e emëroi atë drejtues politik të PS për rajonin e Shkodrës, duke zëvendësuar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Me daljen ne drite te dokumenteve italiane, Edi Rama shprehu habinë e tij, duke pretenduar se nuk di asgjë për të kaluarën e Pjetrit. Deri në ditën e fundit, Pjetri mohoi qe te kish qene i denuar ndonjehere. Por sipas te dhenave nga kufiri shqiptar, fel se Pjetri nuk u kthye kurrë në Itali gjatë 10 vjeteve te denimit.

Sipas opozitës, Kryeministri Rama ishte jo vetëm i vetëdijshëm për të kaluarën e kandidatit te tij, por ai e kish promovuar vetëm për shkak të lidhjes se tij me rrjetet kriminale. Lulzim Basha, kreu i PD, tha: “çështja Pjetri nuk është rastësi.

Kjo është prova e fundit që Edi Rama ka konsoliduar pushtetin e tij duke u mbështetur në rrjetet kriminale, dhe se ai punon për këto rrjete”. Sipas tij, tetë kryetarë të tjerë jane te perfshire në raste të tilla.

Nderkohe kryeministri reagoi në Tweeter ne lidhje me kete çeshtje: “Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”

Edi Rama theksoi gjithashtu se Valdrin Pjetri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për vetëdeklarimin e rremë.
“Eshtë koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.
Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.” tha Rama.
*
Courrier des Balkans është një revistë franceze e specializuar që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar per Europën Juglindore.
https://www.courrierdesbalkans.fr/Albanie-Shkodra-Rama-Pjetri-demission?fbclid=IwAR2W-NSOAEMrX9-HQFil5tKwIVeLAQDAmlGwL_UspvbCT9l22nuTgUv_hY4

Loading...

Leni një përgjigje