Makina përplas për vdekje gruan në Lezhë, policia jep detajet

Makina përplas për vdekje gruan në Lezhë, policia jep detajet

41
0
Shares
Foto ilustruese

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur këtë mëngjes mëngjes në aksin Milot – Mamurras, afër  mbikalimit të Patokut në Kurbin.

Policia ben me dije se në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, nje makine me drejtues shtetasin H.A. ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY