Ja ç’thanë në gjyq dy të rinjtë që masakruan me thikë 23-vjeçarin

Ja ç’thanë në gjyq dy të rinjtë që masakruan me thikë 23-vjeçarin

109
0
Shares

Burg pa afat për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Florian Selimit, te cilet dje ne gjyq nuk e pranuan akuzen dhe as krimin.

Viktima/ Dy autoret e dyshuar duke shkuar ne gjykate
Sadri Selaci, 26 vjeç, dhe Kiri Mernicaj, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj, dyshohet se kanë masakruar me thikë të riun me origjinë nga Tropoja pas një sherri të çastit.

Pavarësisht se dy të rinjtë nuk e pranuan akuzën, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier caktoi për ta masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke i lënë të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.
Përpara togave të zeza, dy të rinjtë thanë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit. Ata kanë përsëritur disa herë se nuk kishin pasur fare dijeni për ngjarjen dhe se lajmin e kanë dëgjuar nga televizori.

26- vjeçari mësohet se ka një vëlla binjak dhe kjo pritet ta vështirësojë akoma më shumë çështjen për hetuesit.
Sipas Prokurorisë, përveç provave, ka dhe dëshmi për praninë e të rinjve në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, gjatë pyetjeve të shumta nga oficerët e Policisë, ata kanë shfaqur shenja paqëndrueshmërie, duke ngjallur akoma më shumë dyshime mbi ta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së 11 gushtit, ku në fshatin Hamil u gjet i vrarë me thikë i riu Florian Selimi. Nga hetimet e kryera, si të dyshuar u arrestuan Sadri Selaci dhe Kiri Mernicaj.

Dy të rinjtë akuzohen se në fshatin Hamil, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vrarë me thikë bashkëfshatarin e tyre, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë pak minuta pas goditjes. Dy të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07:00 të kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, është gjetur pa shenja jete në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Në të njëjtën kohë, afër kanalit ku u gjet trupi i pajetë, është gjetur një makinë tip “Renault” me targa AA641EN, me kofano të hapur dhe një gomë të hequr. Pak para se të humbte kontaktet, viktima kishte telefonuar të atin dhe i kishte kërkuar ndihmë, pasi kishte defekt në makinë.

Akoma nuk dihet se si ka nisur sherri mes të rinjve, por dyshohet se gjithçka ka ardhur pas debateve për bllokimin e rrugës, sepse njëra nga gomat e makinës së Florian Selimit ishte çarë.
Florian Selimi ishte me origjinë nga Tropoja dhe prej disa vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit. Dyshohet se në vitin 2015, Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen “15 tetori”, ngjarje për të cilën ka qenë edhe i arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY